Grupi i dialogut, PD lë një vend bosh për deputetët afër Bashës

Grupi i dialogut, PD lë një vend bosh për deputetët afër Bashës

36
0
Shares

PD ka lënë një vend të lirë në grupin e dialogut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend për një propozim që vjen nga grupi i deputetëve që mbështesin Bashën.

Nënkryetari i PD Gazment Bardhi ka bërë me dije se komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Ai tha se propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe.

“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brena grupit që kanë një mendim ndryshe”, tha Bardhi sot gjatë një konferencë për shtyp në selinë e PD-së.

Anëtarë zëvendësues, do jenë Dhurata Çupi dhe Fatmir Mediu.

Sipas Bardhit vendi bosh nuk lidhet me emrin e Bashës por me ata që janë deputetë të PD dhe për aryse qëndrimesh nuk marrin ende pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY