Bardhi komenton kandidimin e ish gjyqtarit Gjoni për kreun e PD në...

Bardhi komenton kandidimin e ish gjyqtarit Gjoni për kreun e PD në Lezhë

309
0
Shares

Nënkryetari i PD, Gazmend Bardhi deklaroi sot se nuk ka një vendimarrje në lidhje me një kandidim në garën për kryetar të PD-së në Lezhë, ku ndër të tjerat është përfolur edhe emri i ish gjykatësit Gjin Gjoni.

Bardhi u përgjig në pyetjen e një gazetari në konferencën për shtyp.

Pyetje: Kryesia e PD ka vendosur të kalojë emrat për kryetarë të degëve ndërkohë që në Lezhë është miratuar nga kryesia ndër të tjera edhe Gjin Gjoni, një ish-gjyqtar kontravers, i përfolur shpesh herë nga media, i cili ka vendosur për t’iu shmangur procesit të vetingut duke dhënë dorëheqje. A keni ju një koment dhe një qëndrim në lidhje me këtë kandidim?

Bardhi: Kryesia e partisë ka bërë një miratim të vetëkandidimeve apo propozimeve që kanë ardhur nga degët e partisë, pa hyrë në emra konkretë. Është Komisioni i Operacioneve Elektorale që më pas do të vlerësojë të gjithë kandidaturat e paraqitura nga degët dhe do të bëjë miratimin final të atyre që do të futen në garë. Ka disa kritere statusore dhe kritere të përcaktuara nga Komisioni Zgjedhor në PD, të cilat do të vlerësohen rast pas rasti. Rastin që ju i referoheni nuk e njoh. Për detaje të mëtejshme do të duhet që … Pra nuk është një çështje Grupit Parlamentar të PD. Për detaje të mëtejshme do të duhet që të merrni informacion më të detajuar tek Komisioni Zgjedhor apo pranë Sekretarit të partisë.

Gjin Gjoni ka punuar në shumë vite si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, në gjykatën e Apelit dhe ka qënë edhe anëtar i KLD, institucioni drejtues i gjyqësorit para reformës në drejtësi.

Ai nuk u përfshië në procesin e vetingut duke dhënë dorëheqjen nga sistemi ndërsa më herët ka qënë përfolur në media në lidhje me një cështje për një biznes të një familjari të tij por edhe për kalimin në arrest shtëpie të një trafikanti turk që më pas ia doli të arratisej. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY