JORIDA TABAKU/ Si funksionon ligjvënia me porosi?!

JORIDA TABAKU/ Si funksionon ligjvënia me porosi?!

112
0
Shares

Nga Jorida Tabaku

Në tetor të vitit të shkuar organizatat e shoqërisë civile më njoftuan që po ndryshohet Ligji i Zonave të Mbrojtura.
Me ndryshimet në ligj eleminohej tërësisht zonimi, jepet mundësi për ndërtime dhe struktura akomodimi deri tek 20 përqindëshi i zonës së mbrotjur dhe kompetencat e Ministrisë së Mjedisit në përcaktimin e zonave të mbrojtura i kalonin KKTRSH.

Qe kjo pikënisja e fushatës së dëgjesave dhe diskutimit me shoqërinë civile dhe më gjerë. Ku përfshiheshin dhe disa shkresa e komunikime edhe me Parlamentin Europian e Komisionin Europian mbi shqetësimet që vetë ata kanë ngritur në progresraport mbi këtë temë.

Ndërsa e gjithë kjo histori zhvillohej, qeveria përdori një VKM të sajën duke ofruar një mendim të saj që zeroi ndryshimet e deputetëve socialistë dhe miratoi në të vërtetë “mendimin” e qeverisë në ligj.

Më pas vetëm me votat e shumicës së socialistëve u miratua një Ligj i ri i Zonave të Mbrojtura, që fatkeqësisht ishte variant më i keq i mundshëm. Në të u miratua që edhe projektet e Investimeve Strategjike të jepeshin në këto zona të mbrojtura, që “de facto” nuk ekzistojnë më.

Ndërkohë qeveria operonte me ritme të shpejta, pasi një tjetër deputet socialist kërkoi shtyrjen për herë të 5 të Ligjit të Investimeve Strategjike. Teorikisht ky ishte një ligj i përkohshëm miratuar në 2015 për dy vite, mirëpo leje mbas leje, investim mbas investimi ligji u kthye në thuajse permanent pasi u shty plot 5 herë pa pasur asnjëherë asnjë rezultat konkret në punësim, nxitje investimesh serioze në fusha të ekonomisë apo zhvillimit teknologjik. Mbi 75% e këtyre investimeve strategjike ishin leje për betonimin strategjik të bregdetit.

Dhe nëse dikush mendon se torta ka mbaruar, do duhet të shijojë qershinë mbi tortën në fjalë. Pak ditë më parë në faqen e KM është paraqitur dhe ndryshimi i ligjit për KKTRSH, i cili merr përveç funksioneve të tij njëkohësisht edhe funksione të cilat lidhen me Hapësirët Detare. Në projektligj, shihet se KKTRSH merr përgjegjësi për planet e hapësirave detare duke u shndërruar kështu në një mbi-këshill.

Tani që e gjithë panorama është e qartë, ku KKTRSH shndërrohet në përcaktuesen e Zonave të Mbrojtura, Investitorit Strategjik dhe së fundmi edhe përcaktuese e hapësirave detare. Në mediat ndërkombëtare lexojmë se qeveria shqiptare paska disa qëllime strategjike që të japë për investime në resorte ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.

Shumë koinçidenca në të njëjtën kohë. Çfarë bëjmë kur kemi frikë nga ligji? Ndryshojmë ligjin! Çfarë bëjmë për t’i ikur vendimmarrjes individuale? E bëjmë kolektive dhe ja kalojmë parlamentit! Dhe krijojmë Bashkësinë e vendimmarrësve ku askush s’ka përgjegjësi, por të gjithë mund të jenë përfitues!

Ligjvënia me porosi është forma më e sofistikuar e korrupsionit. Që sado ta përmirësosh sistemin; sado të flasësh gjithë ditën për luftën ndaj korrupsionit, sado të prezantosh letra e plane kërkon vetëm diçka: vullnetin politik! Sinqertitetin dhe vendosmërinë për ta luftuar!

Qartësisht nuk ekziston; po të ekzistonte nuk ka pse shpikim rrotën!

RASTET

1. Zhdukja e Zonave të Mbrojtura
https://www.parlament.al/dokumentacioni/aktet/b68d0c2e-f507-449f-90c2-33703a0d9f8d

2. Zgjatja e periudhës së veprimit të Ligjit Për Investime Strategjike
https://www.parlament.al/dokumentacioni/aktet/8310a055-c173-4398-a093-7751c788e32b

3. VKM që përcakton se KKTRSH është përcaktuesja e hapësirës detare: https://www.kryeministria.al/newsroom/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-13-mars-2024/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY