AKSIONI NË SAUK/ Makina gati për aksion, armë dhe bllokues valësh. Për...

AKSIONI NË SAUK/ Makina gati për aksion, armë dhe bllokues valësh. Për ku ishte nisur

1225
0
Shares

Sekuestrohen 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh, që u gjetën në një automjet të parkuar, në Sauk. Këto u kapën nga policia përgjatë aksionit në kërkim të Eljon Hatos.

“Në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit Emiljano Ninas, 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi Olsi Gjoshi, 37 vjeç”, njoftoi policia e Tiranës. Policia ka shpallur në kërkim 37 vjeçarin që përdorte makinën. Nina është kushëri i Ervis Martinaj.

Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh.

Policia zhvilloi një aksion mbrëmë për kapjen e Eljon Hatos, mik i Ervis Martinaj. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY