Berisha: Askush nuk mund të na thotë ne se nuk dimë rrugën...

Berisha: Askush nuk mund të na thotë ne se nuk dimë rrugën e dy dhe trefishimit të rrogave

77
0
Shares

Krej i PD, Sali Berisha tha sot se PD ka programin më të shkëlqyer! Ne kemi një trashëgimi për realizimin e premtimeve tona.

DEKLARATA/ Miqtë e mi, me të drejtë ju dëgjoni bashkëbisedues, dëgjoni qytetarë të shprehen cili është programi i PD.
Ju garantoj se PD ka programin më të shkëlqyer për të adresuar, për të zgjidhur të gjitha problemet e mëdha me të cilat përballet vendi.
Atyre që mendojnë se këto janë fjalë boshe, atyre u përgjigjemi se ne kemi një trashëgimi dhe ajo trashëgimi është dyfishimi i rrogave dhe pensioneve për shqiptarët.
Ajo trashëgimi është transformimi i infrastrukturës për Shqipërinë.
Ajo trashëgimi bëri që Shqipëria të kalojë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Ajo trashëgimi bëri që shqiptarët, më të varfrit e më të varfrit jo vetëm në rajon, por ndër 3 më të varfrit në planet në vitin 1992, të jenë më të mirëpaguarit në rajon në vitin 2012.
Ajo trashëgimi bëri që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, të luftojë me zero tolerancë krimin, të marrë liberalizimin e vizave.
Dhe u shndërrua në një faktor të pazëvendësueshëm të pavarësisë së Kosovës.
Kjo nuk është asgjë për t’u projektuar për të ardhmen.
Por askush nuk mund të na thotë ne se nuk kemi realizuar ato që kemi premtuar.
Askush nuk mund të na thotë ne se nuk dimë rrugën e dy dhe trefishimit të rrogave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY