A ka marrëveshje apo tërheqje nga socialistët

A ka marrëveshje apo tërheqje nga socialistët

248
0
Shares

Socialistët priten të tërhiqen nga pozicioni i tyre dhe të miratojnë komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Besohet se kjo mund të ndodhë fillimisht në Konferencën e Kryetarëve që mblidhet të martën për të vijuar më pas edhe me procedurat në Parlament.

“Do ndryshojë kalendari tre javor i punimeve të parlamentit për të përfshirë në axhendën kuvendore dhe miratimin e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga demokratët”, i thanë tvklan burime nga mazhoranca.

PD ende nuk bën të ditur kë nga kërkesat e mëparshme të rrëzuara nga socialistët do të ridepozitojnë në Kuvend. Aktualisht në Kuvend është vetëm një kërkesë pasi 7 të tjera janë rrëzuar me votim në Kuvend.

Përsa i takon ndryshimit të përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore kjo nuk është pranuar nga socialistët dhe nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë opozita lidhur me këtë kërkesë.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi shkrirjen e këtij komisioni më 25 mars kur i mbaron mandati për ta çuar çështjen në Kuvend. Me sa duket përmes Komisionit të Ligjeve.

 

e bëri të qartë dhe në fundjavë në Shkodër që nuk do ta zgjasin më tej mandatin e këtij komisioni, por do të tentojnë të kenë një produkt që të marrë konsensusin në sallën e seancave plenare, nëse jo deklaroi ai, do të shkohet në zgjedhje me ligjin aktual elektoral.

“Ne dëshirojmë që procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe konstruktiv dhe të reflektojë realitet politike në vend”, tha Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Tiranë.

Ndërsa i ngarkuari me punë në selinë diplomatike amerikane Wisner ka takuar sot kryetaren e Kuvendit.

Parlamenti ka deklaruar ai është shumë i rëndësishëm për sistemin demokratik dhe është e dobishme që palët në Kuvend të angazhohen për t’u shërbyer qytetarëve dhe ardhmes se vendit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY