Dy shqiptarë të vrarë në Itali, dy të plagosur rëndë, u sulmuan...

Dy shqiptarë të vrarë në Itali, dy të plagosur rëndë, u sulmuan nga marokenë

623
0
Shares

Dy shqiptarë u qëlluan për vdekje këtë mbrëmje dhe dy të tjerë janë plagosur në Itali, pas të shtënave me armë që ndodhen brenda një lokali në qendër të Frosinone.

Besohet se ishte një sherr mes 2 bandave rivale, asaj shqiptare dhe tjetrës së përbërë nga shtetas me origjinë marokene, bilanci është tragjik, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë.

Mediat fqinje raportuan se viktimat dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në via Aldo Moro në një lokal në qendër të Frosinone.

Viktima e dytë ndërroi jetë në sallën e operacionit.

Sipas “La Republicca”, viktimat dhe të plagosurit shqiptarë ishin ulur në një tavolinë në lokal kur rreth orës 19:30 kanë ardhur me një makinë tip “Lancia” grupi i marokenëve, të cilët janë përplasur me shqiptarët.

Një prej marokenëve ka qëlluar me armë zjarri nga makina në drejtim të shqiptarëve. Pasi kanë kryer krimin e rëndë, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi duke braktisur dhe mjetin me të cilin lëviznin.

Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme“- tha kryebashkiaku i Frosinones. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY