Bardhi lë papritur BBV, i vëllai lajmëron për nënën e sëmurë

Bardhi lë papritur BBV, i vëllai lajmëron për nënën e sëmurë

794
0
Shares

Bardhi ka marrë vendimin drastik duke ndërprerë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, raportoi sonte top channel.

Sikurse u tha në show, ai u largua për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të mamasë së tij. Drejtuesi Ledion Liço i ka komunikuar Bardhit për një problem familjar ndërsa më pas Petriti, vëllai i artistit, hyri brenda në shtëpi, ku i tregoi se gjendja shëndetësore e nënës së tyre nuk është e mirë.

Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht.

E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij.

Pavarësisht kësaj situate të vështirë, një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, që përfshiu edhe palë të treta.

“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja nga studioja e Big Brother VIP.

Opinionistët vijuan në tej se Sara la të nënkuptohej se sëmundja e nënës është një gjë e stisur.

Por Sara ka shpjeguar sërish se ajo nuk ka vënë në dyshim atë çfarë kanë thënë i vëllai i Bardhit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY