Prokurimet përmes një koncesioni të ri, PD kundër

Prokurimet përmes një koncesioni të ri, PD kundër

48
0
Shares

Qeveria Rama ka vendosur të japë me prokurim, Prokurimin Publik. Amendimet e Ligjit për Prokurimin Publik do ta mundësojnë këtë duke filluar nga muaji prill i këtij viti, lajmëroi sot anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo.

Të gjitha prokurimet arrijnë në afro 1, 7 miliardë euro në vit. Sikur 1% të marrë  kompania që bën prokurimet  për “performancën” e saj, ajo do të përfitojë rreth 170 milionë euro.

“Ja pra ku ndeshemi me PPP e radhës, e paimagjinueshme dhe e pa praktikuar ngha ndonjë shtet tjetër. Mos harroni se Rama pati tentuar, pa sukses, që vite më parë, të jepte me koncension edhe mbledhjen e TVSH-së.
Mesa duket, Rama, i cili sapo ka premtuar se Prokurimin Publik do të mundësojë me anë të Inteligjencës Artificiale, tashmë e ka kuptuar se ka një zgjidhje edhe më inteligjente, edhe pse shumë artificiale, për xhepin e tij: t`ia marrë fare këtë funksion thelbësor administratës. Është absurde se si administratës që paguhet nga taksat e shqiptarëve, ndër të tjera edhe për të dhënë këto shërbime, i hiqet një funksion dhe krijohet një barrë e re për xhepin e qytetarit. E gjitha për të kënaqur klientët e qeverisë dhe llogaritë offshore, po të qeverisë”, deklaroi Bozdo. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY