Për shkak të Ramës, Shqipëria drejt gjobës 140 milionë euro për Portin...

Për shkak të Ramës, Shqipëria drejt gjobës 140 milionë euro për Portin e Durrësit

73
0
Shares

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar vendosi në favor të kompanisë gjermane EMS, duke hapur gjykimin në themel të çështjes për një dëm 40 milionë euro, shkaktuar kësaj të fundit nga vendimi për ta kthyer në resort portin e Durrësit.

Në të njëjtën kohë kompania turke ‘Durrës Kurum Shipping’, ka paditur qeverinë Rama për 100 milionë euro të tjera, në një çështje të dytë që lidhet përsëri me Portin e Durrësit.

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo deklaroi se kjo faturë e frikshme do të rritet dhe sipas Raportit të KLSH aktualisht shifra llogaritet në rreth 400 milionë euro.

“Të gjitha këto çështje të humbura në gjykatat ndërkombëtare kanë në themel interesin politik dhe ekonomik të një personi të vetëm, Edi Ramës, obsesionit të tij për të kontrolluar median dhe zhvatur pronat publike.

Nëntë vjet më parë, interesi politik dhe fiksimi personal i Edi Ramës për të zhdukur një media që nuk e kontrollonte, Agon Channel, bën që shqiptarët të heqin nga arka e kursimeve kombëtare 110 milionë euro që duhet t’i kalojnë Beketit. Ramës nuk i hyn gjemb në këmbë, sepse paratë u merren shqiptarëve dhe jo në llogaritë offshore të kryeministrit dhe bandës së tij.

Në të njëjtin skenar, por me interes akut ekonomik, Rama i fali arabit Alabar tokën publike të Portit të Durrësit dhe taksat më vlerë rreth 300 milionë euro. Nga kursimet e shqiptarët do të rrjedhin minimalisht 1,5 miliard euro për të ndërtuar Portin e Ri. Po nga xhepi i shqiptarëve do të dalin 140 milionë euro për të paguar për kontratat e prishura arbitrarisht nga Rama”, deklaroi Bozdo. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY