10 bashki në jug, blegtorët në protestë, qeveria po u shkatërron fermat

10 bashki në jug, blegtorët në protestë, qeveria po u shkatërron fermat

94
0
Shares

Blegtorë nga 10 bashki të jugut kanë protesruar sot duke bllokuar hyrjen e aksit nacional Kardhiq-Delvinë në urën e Kardhiqit. Ata protestojnë për kërkesat e paplotësuara nga ministria e Bukqësisë si rinegocimi i çmimit të shitjes së qumështit,  rigjenerimin e kullotave restaurimin e veprave ujore malore lerava e pritave, rregullimin e tregut të shitjes së mishit që sipas tyre po avantazhon mishin e importit si dhe dyfishimin e subvencionit për krerë të të imëtave. Lista e gjatë e problemeve për blegtorinë përfshi kostot e rritura të bazës ushqimore dhe karburanteve e cila ka përgjysmuar tufat dhe ka çuar drejt emigrimit shumë fermerë. Sipas tyre kjo vetëm për të favorizuar industri më të mëdha prodhimi në dëm të fermave autentike.

Rreth dy javë më parë në një takim me ministren Denaj ata pretendojnë se kanë marrë premtime që nuk janë mbajtur për këto probleme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY