EMRI/ Plagosi me armë në Gjermani, kapet në bulevard në Tiranë

EMRI/ Plagosi me armë në Gjermani, kapet në bulevard në Tiranë

114
0
Shares

I kërkuar ndërkombëtarisht për pengmarrje, grabitje me armë, heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje të rëndë me dashje, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, një 29-vjeçar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Aneo Buzi, 29 vjeç.

Ky shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY