Shembet rruga tjetër e florinjtë, segmenti Korçë Ersekë

Shembet rruga tjetër e florinjtë, segmenti Korçë Ersekë

188
0
Shares

Aksi i sapondërtuar i rrugëe Korçë – Ersekë është shembur, duke krijuar një gropë të madhe në një pjerrësi dhjetra metra duke e nxjerrë kasin jashtë përdorimit.

Punimet në këtë aks rrugor që duhet të kishte përfunduar në qershor të vitit që lamë pas janë zvarritur prej kohësh.

Në këtë aks rrugor mësohet se kohët e fundit ka pasur rrëshqitje të dherave dhe çarje të mureve pritëse.

Pak ditë më parë media lajmëroi për shembje të brendshme të rrugës por askush nuk e kishte parashikuar zhdukjen e saj në disa metra në një zonë të pjerrët.

Rruga konsiderohet si ndër më të shtrenjtat në vend dhe shpesh është përmendur si segment që ka profhuar kprripsion në afro 10 vite që ka nisur ndërtimi i saj.

Shpenzimet për ndërtimin e saj kanë shkuar afro 60 milionë euro.

për një rrugë e kategorisë C një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro.

“Pas disa vitesh zvarritje kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë që u fitua po nga A.N.K. Edhe tenderi i 2020 për pjesën e parë të lotin 2 u fitua po nga A.N.K, kompani në pronësi të Agim Kolës vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola. Kësaj radhe vetëm për 4 kilometra rrugë të gjerë maksimumi 8,5 metra u shpenzuan plot 20 milion euro”, raporton balkanweb. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY