Arrestohet personi me 3 emra. Hetimi zuri fill nga një atentat i...

Arrestohet personi me 3 emra. Hetimi zuri fill nga një atentat i dështuar

288
0
Shares

Gjatë operacionit të koduar ‘Trekëndëshi’ ra në pranga Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit L. Z., dhe E. Z.

Operacioni besohet se mori shkak nga arrestimi i Amarildo Nikolli nga Shkodra pas një atentati të dështuar ku atij iu kap me vete edhe arma gati për të kryer një ekzekutim.

Tentativa ka ndodhur verën e kaluar, ku në atë kohë u arrestua Amarildo Nikolla dhe dosja iu referua SPAK për kompetencë pasi u gjetën element të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u arrestua afër kompleksit ‘Oslo’ në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, ndërsa në atë kohë dyshimet ishin se në shënjestër të atentatit ishte Inez Hajrulla.

“Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar ‘Trekëndëshi’, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.

Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z”, njoftoi sot policia e shtetit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY