Opozita publikon spotin e protestës së 20 shkurtit

Opozita publikon spotin e protestës së 20 shkurtit

112
0
Shares

Opozita ka publikuar sot spotin e protestës më 20 shkurt më moton ‘O sot o kurrë’.

Spoti ka në krye kreun e PD, Sali Berisha i cili thotë se 20 shkurti do të jetë dita e përmbysjes dhe vijon më pas me Gazment Bardhin, Ervin Salianjin dhe Belind Këlliçi, Ina Zhupën, Albana Vokshin, Oerd Bylykbashin etj.

Teksti i spotit:

Sali Berisha: 20 shkurti është dita e përmbysjes së tiranëve

Floriana Garo: Më datë 20 shkurt, PD fton çdo shqiptar

Gazment Bardhi: Të zbresin në shesh të bashkuar, kundër qeverisjes së Edi Ramës

Belind Këlliçi: Bashkë kundër inceneratorëve

Ina Zhupa: Bashkë kundër korrupsionit

Deputetë të PD: Bashkë kundër shkatërrimit të parlamentit

Albana Vokshi: Bashkë kundër shkatërrimit të Arsimit

Qani Xhafa: Kundër  falimentimit të fermerëve

Zheni Gjergji: Kundër shkatërrimit të shëndetësisë

Ervin Salianji: Bashkë kundër krimit të organizuar

Dhurata Çupi: Kundër varfërisë

Oerd Bylykbashi: dhe kundër shpopullimit

Të rinjtë e FRPD: Bashkë për të ardhmen e rinisë

Elda Hoti: Për minimumin jetik

Sali Berisha: Ftoj shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, emigracion e diasporë, le të bashkohemi në Tiranë më 20 shkurt për t’i kthyer Shqipërisë; shpresën, demokracinë dhe të ardhmen. Fitore!

Opozita ka thirrur protestë para kryeministrisë, kundër qeverisë. Protesta pritet të mbahet të martën, 20 shkurt, ora 17:30. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY