Skeda kriminale e Çokut, i vuri zjarrin kushëririt 15 vjeçar

Skeda kriminale e Çokut, i vuri zjarrin kushëririt 15 vjeçar

229
0
Shares

Altin Çoku 39 vjeç banues në Kamzë u arrestua nga policia për rastin e vetëvrasjes së Sibela Abedinit, e cila u vetëhodh nga kati i 4 i pallatit pas publikimit në TikTok të një fotoje intime të saj me vetë 39-vjeçarin.

Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes, por emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka zbuluar edhe skedën kriminale të Altin Çokut në vitin 2010.

Para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte kushërira e tij e afërt, konkretisht vajza e dajës.

Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Pas këtij momenti, kushërira e tij 18-vjeçare i dha fund marrëdhënies me të, por Altin Çoku insistonte që të vazhdonin lidhjen, madje duke e kërcënuar se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar, që ishte djali i tij i dajës.

Deri sa në vitin 2010, Altin Çoku kreu një krim monstruoz. Në 31 Mars të atij viti rreth orës 11:30, djali i tij i dajës 15-vjeçar ka qenë duke mbledhur kanaçe në qytetin e Laçit. Altin Çoku, i cili kishte marrë një shishe me lëndë djegëse, ju afrua dhe e spërkati me të në trup, më pas i vendosi flakën me shkrepëse. Pastaj u largua.

15-vjeçari i mitur që ishte përfshirë nga flakët e zjarrit u shpëtua nga dy banorë të zonës, të cilët i hoqën rrobat dhe e dërguan në spital për ndihmë mjekësore. I mituri mundi të shpëtonte, por kishte pësuar djegie të rënda në masën 25%.

Prokuroria e Kurbinit e hetoi ngjarjen në atë kohë dhe nxorri para përgjegjësisë Altin Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë.

Mirëpo një raport i ekspertizës mjeko-ligjore e nxorri Altin Çokun me prapambetje mendore të moderuar dhe çrregullime të sjelljes, e që në kohën kur bëri veprën penale ishte i papërgjegjshëm për veprimet e tij. Ndaj Altin Çokut u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke shpëtuar nga dënimi me burg.

Prokuroria e Kurbinit e akuzoi Altin Çokun për vrasje të të miturit të mbetur në tentativë.

Por 39-vjeçari i shpëtoi burgut për shkak të çrregullimeve mendore. Nga akt-ekspertimi psikiatriko ligjor i datës 3 Qershor 2010 të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për Altin Çokun konkludohej se ai paraqiste ksifoskoliozë defarms dhe prapambetje mendore të moderuar me çrregullime të sjelljes dhe se në gjendjen shëndetësore që paraqet aktualisht, nuk ka nevojë për mjekim spitalor.

Nga ana e organit të akuzës ka rezultuar jo i plotë pasi nuk i përgjigjej plotësisht pyetjeve të kërkuara prej tij dhe në këto kushte më datë 14 Qershor 2010, i është kërkuar Institutit të Mjekësisë Ligjore riformulimi i aktit të ekspertimit mjeko-ligjor dhe psikiatriko-ligjor për Altin Çokun. Nga akt-ekspertimi i ri psikiatriko-ligjor i datës 7 Korrik 2010 është konkluduar se në momentin e kryerjes së veprës penale, gjendja mendore e Altin Çokut ka qenë e çrregulluar, ai nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij, të kuptojë rëndësinë e veprimeve të tij dhe të kuptojë se po kryente një vepër penale.

Kjo ekspertizë e shpalli Altin Çokun të papërgjegjshëm përpara ligjit për veprën penale. Ekspertët thanë se ndaj tij nuk kishte nevojë të merrej masë mjekësore pasi prapambetjet mendore nuk përfitojnë nga shtrimet në spital. Sipas tyre, ai kishte nevojë të ishte nën mbikëqyrjen e familjarëve dhe psikiatërve të rrethit. Por Prokuroria e Kurbinit u kërkua përsëri riekspertim, kur më datë 20 Dhjetor 2010 ka rezultuar se vuan nga prapambetja mendore e lehtë deri në modelet e komplikuara me çrregullime të personalitetit antisocial.

Gjendja mendore e tij në kohën e kryerjes së veprës penale relativisht ishte alternuar duke dëmtuar thelbësisht aftësinë e tij për të kontrolluar veprimet, përfshirë këtu dhe aftësitë për të vlerësuar karakterin penal të veprës. Në këtë ekspertizë, mjekët rekomanduan mjekimin ambulator të detyruar. Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi mjekim të detyruar ambulator sipas rekomandimeve të mjekëve psikiatër ligjor. tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY