Si e ‘shkarkoi’ Këlliçi 4 orë pas emërimit drejtorin e Taulant Ballës

Si e ‘shkarkoi’ Këlliçi 4 orë pas emërimit drejtorin e Taulant Ballës

425
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi shpjegoi sot tërheqjen e ministrit të Brendshëm Taulant Balla për emërimin e drejtorit të pasurive të sekuestruara fill pasi ish deputeti demokrat e denoncoi lidhjen e tij me inceneratorët.

“Erion Veliaj, u kujdes që administrimi i parave të bëhej nga Ferdinand Tarazhi, njeriu i besuar i prestanomeve të përdorur deri tani.

Pasi u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në orën 10:30, Tarazhi do të shkarkohej vetëm pak orë më vonë nga Ministri i Brendshëm, fill pas denoncimit tim.

Shkarkim që fillimisht u mohua nga Balla dhe mediat e paguara nga Inceneratori i Tiranës, me në krye portalin e Carlo Bollinos, tashmë të kallëzuar në SPAK për grabitjen e truallit publik në mes të Tiranës”, deklaroi Këlliçi.

Në vijim ai paraqiti shkresën e bërë publike nga Taulant Balla dje ku në pikën 4 citohet shprehimisht :

‘Urdhri nr.39, datë 12.02.2024, i Ministrit të Brendshëm ‘Për delegim të kompetencave’ shfuqizohet’.

Taulant Balla u detyrua të shfuqizojë menjëherë emërimin e të besuarit të bandës së inceneratorëve.

“Në fakt që në krye të herës, Taulant Balla e dinte shumë mirë se kë po emëronte. Caktimi i Tarazhit ishte pjesë e skemës gjigante të inceneratorëve. Balla thjesht shpresonte që akti i tij të mos merrej vesh, të kalonte në fshehtësi.

Forca e Opozitës së pakapur kjo është. Të denoncojë skandale si ky, tu tregojë qytetarëve të vërtetën sa herë abuzohet me pushtetin.

Rasti i djeshëm mund te jetë unik në botë se si një ministër, emëron e më pas shkarkon pas vetëm pak orësh një drejtor të rëndësishëm. Njeriu i Mërtirit dhe Erion Veliajt do të vijonte të ushtronte detyrën shtetërore të menaxhimit të inceneratorit, pra do vijonte ta kontrollonte impiantin e miliona eurove, nëse ne nuk do të kishim reaguar në kohë rekord”, deklaroi Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY