Rama zbeh debatin Kurti-Vuçiç në Këshillin e Sigirimit. Serbia bllokon fjalimin e...

Rama zbeh debatin Kurti-Vuçiç në Këshillin e Sigirimit. Serbia bllokon fjalimin e Kurtit

108
0
Shares

Në seancën e djeshme Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku mbajtën fjalën e tyre presidenti i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u shkëmbyen akuza të rënda që erdhën pas kufizimit të  dinarit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në “X”, ka reguar dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama. Ai e cilëson këtë seancë si të pakuptimtë.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që sjellin përfitime në jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, transmeton Rama në X.

Gjatë mbajtjes së fjalës së Kurtit televizionet serbe ndërprenë transmetimin.

Për këtë ka reaguar zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

Në Serbi u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin e tij në Këshillin e SigurimitMbrëmë në New York për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimi pati një përballje Kurti-Vuçiq.

Për këtë ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”, shkruan ai

Ndërkaq për këtë vendim aerb ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Rama dhe Vuçiç siamez në censurë! Prej kohësh Edi Rama i tmerruar nga mesazhet e qendrestarëve të pamposhtur, oratorëve të Rrugës së “Shpresës”, ka urdhëruar mediat e mëdha që kontrollon të vendosin censurë të plotë ndaj parlamentit të fjalës së lirë, fjalimeve të njerëzve të lirë dhe fjalimeve të mija të përnatshme në Rrugën e “Shpresës”. Në shembullin e Ramës, dje padroni i tij Vuçiç si siamez në censurë urdhëroi censurimin e plotë të fjalës së Kryeministrit Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB. Diktatorët kanë tmerr nga fjala e lirë”, shkruan Berisha në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY