Qeveria gënjeu për raportin e UNESCO-s, Kushtetuesja rihap gjyqin për Butrintin

Qeveria gënjeu për raportin e UNESCO-s, Kushtetuesja rihap gjyqin për Butrintin

112
0
Shares

Gjykata Kushtetuese vendos riceljen e seancës pas kërkesën që bëri deputetja e PD, Ina Zhupa për marrjen e raportit të UNESCO që qeveria shqiptare e fshehu duke gënjyer edhe Kushtetuesen.

“Pasi mora konfirmimin nga UNESCO që ata e kanë dërguar raportin dhe se pala shqiptare fsheh raportin e tyre mbi Butrintin, ju drejtova Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për marrjen e raportit dhe riceljen e seancës plenare. Qeveria nuk kishte nguruar të shkelte vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të sjell të gjitha komunikimet por edhe të mashtronin publikisht në proces gjyqësor për këtë raport”, njoftoi sot përmes rrjeteve sociale Ina Zhupa.

Duke marr raportin e fshehur nga qeveria, Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY