LUMI/ Sekuestrohen 5 makineri të rënda për shkatërrimin e shtratit të lumit...

LUMI/ Sekuestrohen 5 makineri të rënda për shkatërrimin e shtratit të lumit Mat

65
0
Shares

Sekuestrohen 6 mjete të rënda (5 kamionë dhe 1 ekskavator) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme për gërryrjen e lumit Mat.

Punohet për kapjen e një 48-vjeçari që u identifikua nga Policia, si administrator i biznesit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda.

Gjatë natës, në afërsi të lumit Mat, u gjetën 5 kamionë dhe 1 ekskavator, me të cilat gërryhej shtrati i këtij lumi dhe transportoheshin inertet e përfituara ilegalisht.

Në vijim të veprimeve procedurale u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi P. K., 48 vjeç, banues në Laç. Vijon puna për kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY