“Rama, projekt me kulla në Pogradec. I ndërton biznesmeni i paditur 2...

“Rama, projekt me kulla në Pogradec. I ndërton biznesmeni i paditur 2 herë në SPAK”

496
0
Shares

Kullat që priten të ndërtohen në Pogradec

Kullat në Pogradec po i ndërton investitori që e kemi kallëzuar dy herë në SPAK për godinat në Tiranë, tha sot n/kryetari i PD, Luçiano Boçi, ndërsa tha se pogradecarët janë kundër ndërtimit të kullave në qytetin e tyre.

“Investitori në fjalë që ka projektuar ndërtimin e këtyre kullave është i kallëzuar në SPAK për 7 katet pa leje në sheshin Skënderbej dhe për kullën në godinën e ish-Policisë Bashkiake të Tiranës, të marrë në kundërshtim me të gjitha ligjet si leje ndërtimi po nga ky ndërtues.
Dhe për këtë rast është i kallëzuar nga SPAK nga zoti Belind Këlliçi. Pra ka dy kallëzime në SPAK.
Këta janë investitorët strategjikë që Rama i stimulon dhe që Rama i përdor dhe me të cilët bashkëpunon për të rrëmbyer hapësirën publike”, tha Boçi.

Në vijim Boçi tha se Rama i është sulur vijës liqenore të Pogradecit kur në zona të tilla nuk pranojnë ndërtime të larta dhe betonizim.

“Rama tani i është sulur vijës liqenore të Pogradecit, për ta bërë Pogradecin rastin tipik të dytë, viktimë të kombinimit të korrupsionit ekonomik me korrupsion politik, duke transferuar pasuritë publike në duart e investitorëve, të cilët në fakt janë ajo pjesa familjare e bashkëpunimit të Ramës në korrupsionin politik dhe ekonomik, për të gllabëruar dhe rrëmbyer pasurinë tonë të përbashkët publike që na takon të gjithëve, sidomos në zona të veçanta, siç është bregdeti apo siç është zona e mbrojtur e liqenit të Pogradecit, duke ua dhënë këto prona njerëzve të targetuar dhe të faktuar si anëtarë të bandave kriminale siç ka ndodhur sot me Velipojën.
Ky është një model që e kemi hasur në Tiranë dhe që fatkeqësisht po aplikohet në qytete të vogla turistike me vlerë shumë të madhe. Një gjë e pandodhur jo vetëm në rajon, por edhe në Europë”, tha Boçi.

Ai tha se vendimi për kulla në Pogradec shkel jo vetëm marrëveshjen dypalëshe me Maqedoninë fqinje, por nuk konsideron as vendimet e UNESCO-s për zonat e mbrojtura.

“Madje Shqipëria ka marrë edhe kërcënime të hapura, në rastin e zonës së Tushemishtit, për përjashtim nga UNESCO, por kryeministri nuk tutet para përfitimeve dhe korrupsionit ekonomik. Është i gatshëm të përjashtojë Pogradecin nga zonë e mbrojtur vetëm që të realizojë qëllimet e tij korruptive”, deklaroi Boçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY