Rama mbledh drejtuesit e mazhorancës te Rana e Hedhun, hipokrizi me angazhimin...

Rama mbledh drejtuesit e mazhorancës te Rana e Hedhun, hipokrizi me angazhimin e deputetëve në Parlament

102
0
Shares

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot qeverinë tek Rana e Hedhun në Shëngjin ndërsa theksin e takimit e ka vënë në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë.

Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi është fokusuar te seancat e shkuara plenare, duke i bërë një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet e depozituara në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve.

Pjesë e disktutimit ishte vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës. Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve apo të tjera nisma që duan 84 vota.

Qeveria do të zhvillojë mbledhjen edhe nesër por pa praninë e deputetëve dhe drejtuesve të PS.

Në mbledhjen e sotme ishte edhe Blendi Gonxhe, ministri më i ri i Ramës që do të drejtojë ministrinë me emër të papritur, ministria e Ekonomisë dhe Kulturës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY