Nga sot nuk ka më biznese me taksë zero, profesionet e lira...

Nga sot nuk ka më biznese me taksë zero, profesionet e lira do paguajnë koncesionet

499
0
Shares

Nga 1 janari 2024 nuk ka më biznese me taksë zero ndërkohë që taksa e mbledhir nga 29 mijë profesione të lira do të shkojnë në xhepat e pak njerëzve përmes koncesioneve që zhvatin buxhetin e shtetit.

Nga taksimi i profesioneve të lira do arkëtohen 3 miliardë të ardhura shtesë dhe secili prej tyre do të paguajë tatimin progresiv nga 15 deri 23%.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton se profesionet e lira me të ardhura vjetore deri 14,000,000 do të tatohen mbi fitimin 15%, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore. Për profesionet e lira të me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.

Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%. Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) përfshihen në fashën e ardhurave vjetore deri 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY