TIRANË/ Policia zbulon kush qëlloi te xhamia ‘Xhura’, vendos shpërblim për informacion

TIRANË/ Policia zbulon kush qëlloi te xhamia ‘Xhura’, vendos shpërblim për informacion

249
0
Shares

Një person u qëllua me armë sot në Tiranë në afërsi të xhamisë Xhura. Policia ka ifentifikuar autorin dhe ka publikuar emrin dhe foton e tij duke vënë shpërblim për informacionin.

Autori Saimir Xhafa dhe i plagosuri Agim Jezaj kanë qenë të dy brenda xhamisë Xhura. Sherri ka nisur brenda xhamise.

Pasi kanë dalë nga xhamia autori Saimir Xhafa ka shkuar tek makina dhe ka marrë armën e zjarrit dhe më pas ka qëlluar 3 herë në bark.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY