Zveçla publikon fotot dhe emrat e grupit terrorist serb që po stërvitet...

Zveçla publikon fotot dhe emrat e grupit terrorist serb që po stërvitet në Rashkë, Kurti: Përgaditen për sulm

129
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët me kryministrin Albin Kurti, publikoi sot emrat dhe fotografitë e terroristëve të lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator.

Ministri Sveçla tha se shumica e tyre janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës e Veriut”. që nga Kosova janë shpallur organizata terroriste.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë paralajmëruar se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, bashkë me grupin e tij është duke u përgatitur për sulmin e radhës në Kosovë.

Kurti tha se organizimi i këtij sulmi po bëhet në ambientet e një kompanie në Rashkë dhe ka mbështetjen e ushtrisë Serbe.

“Ai tani po organizon sulme të tjera me pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”. Ai po mban takime me BIA-n, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radojçiç dhe grupi i tij.
Ushtrimet janë duke i kryer për vendosjen e minave anti-tank në kushte dimërorë dhe për snajperistë. Ndërkaq në poligonin e ushtrisë serbe në Peshter i cili gjendet në rajonin e Sanxhakut kanë rifilluar ushtrimet e një grupi prej 60 pjesëtarëve të mbrojtjes civile që kanë qenë pjesëmarrës në sulmin në Banjskë”

Kurti theksoi se krahas përgatitjeve të grupit të Radojçiçit ka të dhëna që në ditët e fundit të ketë patur lëvizje edhe nga ushtria e Serbisë e cila ka stacionuar ushtarët e saj në disa pika në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ndërsa ministri Sveçla bëri të ditur se nga 2021 deri më tani institucioinet dhe Policia e Kosovës janë sulmuar 114 herë në veri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY