Kapet anija me 2 ton kokainë, një pjesë dërgesë e klanit shqiptar...

Kapet anija me 2 ton kokainë, një pjesë dërgesë e klanit shqiptar “Farruku”

373
0
Shares

2 tonë kokainë u kapën në një anije me destinacion Spanjën ndërsa një pjesë e kësaj ngarkese ishte për organizatën kriminale shqiptare “Farruku”, sipas mediave të huaja.

9 persona janë arrestuar në Spanjë dhe Portugali.

“Farruku” është një organizatë e përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe e ka shtrirë aktiviten e saj në Spanjë. E krijuar në vitin 2008, anëtarët e saj akuzohen dhe për disa krime të rënda, si vrasje, pengmarrje dhe pastrim parash.

Operacioni i fundit u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA. Të arrestuarit u kapën në veriperëndim të Spanjës dhe në veri të Portugalisë.

Ndaj 9 të arrestuarve është ngritur gjithashtu dhe akuza pastrim parash. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY