Rama dështon të hapë negociatat në Bruksel por bën festë e paga...

Rama dështon të hapë negociatat në Bruksel por bën festë e paga shtesë në Tiranë

185
0
Shares

Kryeministri Rama tha sot në një takim me zyrtarë të përfshirë në screening me BE se do ti shpërblejë me para për punën e tyre.

”Shpresoj që rroga plus do t’ju ndihmojë modestisht për këtë. Pa diskutim meritoni më tepër, por më mirë pak sesa asgjë besoj edhe duke qenë se keni negociuar shumë për Shqipërinë dhe i dini të gjitha llojet e dobësive, të gjitha llojet e vrimave që duhen mbyllur akoma e kuptoni shumë mirë sa e madhe është ajo rroga plus, apo jo.’ – u shpreh Rama ditën e sotme, raporron bold news.

Janë rreth 1000 persona që do të shpërblehen me pagë mujore të një drejtori drejtorie në administrate (rreth 850 mije leke te vjetra). Ndërsa një pjesë e vogël e atyre që kanë punuar për ‘Screening’ dhe që janë pjesë e administratës, do të shpërblehen me gjysmën e kësaj shume, rreth 450 mije lekë.

Ndërsa Rama feston në Tiranë, ai nuk përmend faktin se qeveria dështoi të hapë negociatat për kapitulkin e ‘kryesoreve’ duke sjellë një tjetër shtyrje në procesin e integrimit. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY