Mazhoranca dhe Alibeaj votojnë për heqjen e imunitetit të Berishës

Mazhoranca dhe Alibeaj votojnë për heqjen e imunitetit të Berishës

139
0
Shares

Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve votoi sot për t’i sugjeruar Kuvendit heqjen e imunitetit të kreut të opozitës Sali Berisha.

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla e hodhi kërkesën më votim në Këshill ku morën pjesë 6 deputetë nga 9 që janë anëtarë të tij.

Për heqjen e imunitetit votuan Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi, Bledar Çuçi, Lindita Nikolla si dhe deputeti pranë Bashës, Enkelejd Alibeaj.

Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe  Sokol Mëngjesi kërkuan nga Këshilli që të shtynin shqyrtimin e imunitetit derisa të jepet një vendim nga Gjykata Kushtetuese ku deputetë të opozitës kanë depozituar një kërkesë për shqyrtim.

Prokurorët e çështjes Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai paraqitën argumenta sipas tyre që justifikonin kërkesën ndërkohë që nuk ishon më gjendje të përcaktonin kërkesën për çfarë arresti bëhej fjalë me burg apo në shtëpi. a.b

me 23 korrik 2023

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY