Ironia e Fuges per takimin Rama,Meloni, Sunak: Nje kamp ne Shqiperi per...

Ironia e Fuges per takimin Rama,Meloni, Sunak: Nje kamp ne Shqiperi per emigrantet shqiptare

167
0
Shares
Nga Artan Fuga (Marre nga faqja e tij ne Facebook)
Cfarë fuqie simbolike takimi i tre kryeministrave në Itali!
Ndofta duhej edhe i Burundit!
Njëri i Shqipërisë nga ikin të rinjtë dhe hyjnë ilegalisht në Angli. Kryeministri i Anglisë që i merr ata që ikin nga Lezha dhe nga viset e tjera për në Angli dhe i çon në Burundi.
Pastaj kryeministrja e Italisë nga nga ku emigrantët, ndofta edhe afrikanë të Burundit vijnë dhe do të përcillen në Shqipëri, në Lezhë, andej ku ikën shqiptarët që shkuan në Angli, që u përcollën në Burundi, nga i cili, veç vendesh të tjerë, vijnë afrikanë në Shqipëri të dërguar nga Italia!
Vjen vallja rrotullo! Cfarë menaxhimi perfekt ndërkombëtar!!!
Si një karusel absurd!
Si mulli që sjell vërdallë kokrra kafeje.
Nuk kuptoj se përse mos thjeshtohet ky mekanizëm kaq i kushtueshëm.
Anglia të ngrejë kampe në Shqipëri, në vend të kampeve italiane, ku të futen emigrantët shqiptarë në pritje të legalizimit ose jo në Angli.
Italia përse të mos t’i çojë emigrantët afrikanë në Angli në vend t’i sjellë në Shqipëri, që Anglia pastaj t’i përcjellë burundezët dhe të tjerë afrikanë në Burundi ku të presin në atdheun e tyre vizën italiane.
Secili në vend të tij!
Në Afrikë do të ketë kampe me afrikanë dhe në Shqipëri kampe me shqiptarë.
Mund të ndodhë vetëm që gjysma e Shqipërisë si ka nisur do të mësyjë të futet në kampe në Shqipëri që presin të legalizohen në Angli!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY