Rama takim pa transparencë me Sunak dhe Meloni. Media britanike supozon një...

Rama takim pa transparencë me Sunak dhe Meloni. Media britanike supozon një marrëveshje me Sunak si ajo me Italine

108
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Romë me Kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Kryeministri britanik ndodhet në Romë për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve, sipas Daily Mail. Takimin e sotëm gazeta e konsideron një mini samit për migracionin ilegal me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një vit më parë Sunak ra dakord për një marrëveshje historike kthimesh me zotin Rama. Pas kësaj marrëveshjeje numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht Kanalin ra me 90 për qind.

Kryeministri Rama ka publikuar sot fotot e takimit me Sunak dhe Meloni por nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me ato çfarë është biseduat.

E njëjta sjellje si për marrëveshjen me Melonin për të cilin dinin vetëm 3-4 veta në Tiranë dhe Shëngjin.

Marrëveshja e ashtuquajtur ‘zhvendosje përtej detit’ është bllokuar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Qeveria britanike nuk është shprehur nëse zoti Sunak është i interesuar të ndjekë një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë, që do të jetë në funksion  së bashku me skemën problematike të qeverisë në Ruandë, shkruan daily mail. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY