FOTOLAJM/ Si shfaqet Lulzim Berisha në momentin e arrestimit, me mjekër dhe...

FOTOLAJM/ Si shfaqet Lulzim Berisha në momentin e arrestimit, me mjekër dhe pamje të menduar

248
0
Shares

Është publikuar foto e Lulzim Berishës pak minuta pasi ai është arrestuar nga policia spanjollr.

Në foto duket transformimi i emrit të njohur të një prej bandave të Durrësit me qëllim që të mos njihet dhe të arrestohej.

Ai mban mjekër, ngjan raconal në pamje dhe duket se ndryshimi i madh i ka dhënë siguri.

Më sipër është Lulzim Berisha kur ishte në burgun e Durrësit pak para se të shpëtohej për sjellje të mirë dhe ish kryetari i atëhershëm i bashkisë Vangjush Dako ti ofronte një vend pune në bashkinë e Durrësit.

është arrestuar për herë të parë në vitin 2006, i cili u arrestua në Bullgari.

Gjykata e Lartë vendosi në dhjetor të vitit 2021, se duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin edhe për 5 vite. Vendimi i Gjykatës së Lartë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, që kishte vendosur lirimin nga qelia të Berishës dhe vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit me shërbim prove.

Fillimisht ai u dënua me burgim të përjetshëm, por me dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, dënimi u ul në 25 vite burg.

Më pas, Berisha filloi betejën me drejtësinë për t’u liruar. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës pranoi kërkesën e tij për të vijuar me shërbim prove pjesën e mbetur të dënimit.

SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi dyshohet se është i përfshirë në Vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në vitin 2005. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY