Masakra në Fushë Krujë, pse kërkohet ndihmë në Slloveni për vrasjen e...

Masakra në Fushë Krujë, pse kërkohet ndihmë në Slloveni për vrasjen e Brilant Martinaj

68
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka nisur letërporosi në drejtim të autoriteteve të drejtësisë së Sllovenisë në kuafër të hetimeve për masakrën e Fushë Krujës ku kumbi jetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Hetuesit kanë identifikuar përmes kamerave të sigurisë një automjet që dyshohet se ka vëzhguar viktimat dhe ka informuar autorët për çdo lëvizje të tyre. Makina sipas hetuesve është me targa sllovene dhe për këtë arsye është kërkuar ndihmë përmes letërporosisë, raportoi sot tvklan.

Prokuroria kërkon që të marrë sa më shumë të dhëna, se kujt i përket kjo makinë nëse është e vjedhur, apo dhe mënyra se si ka hyrë në vendin tonë ndërsa nuk përjashton mundësinë që targat të jenë vjedhur në Slloveni.

Organi i akuzës është duke analizuar qelizat e celularëve të disa personave të skeduar për krime të rënda, të cilët dyshohen se janë përfshirë në në vrasjen e Brilant Martinaj dhe 2 miqve të tij. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY