Rama, takim me kryeministrat e rajonit në Tiranë, dilemë prania e Kurtit

Rama, takim me kryeministrat e rajonit në Tiranë, dilemë prania e Kurtit

190
0
Shares

Kryeministri Edi Rama do të mbajë në Tiranë një takim informal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të hënën.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe Komisioneri për Zgjerimin e Komisionit Europian, Varheyly do të drekojnë së bashku me Ramën në Vilën 30, mesditën e së hënës, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka konfirmuar ende praninë e tij në takimin e Tiranës. Një javë më parë ai refuzoi ta priste në Prishtinë kryeministrin Rama.

Mbledhja e radhës e nismës së Angela Merkelit, ndërmarrë në 2014, do të zhvillohet në mesin e Tetorit në Tiranë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY