Kapet gangsteri i dhunës në protestat në veri të Kosovës

Kapet gangsteri i dhunës në protestat në veri të Kosovës

109
0
Shares

Është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan gjatë protestave të majit në këto komuna.

Njoftimi u bë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se u kap nga policia e Kosovës, Milun Milenkoviç-Llune.

Sveçla tha se Milenkoviç i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale. Ai shtoi se gjatë arrestimit të tij janë lënduar lehtë tre policë.

Postimi i Zveçlës:

Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë.

Republika nuk do të zmbrapset.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY