7 turistë të huaj rrezikojnë jetën në kanionin e Plangaricës

7 turistë të huaj rrezikojnë jetën në kanionin e Plangaricës

21
0
Shares

Punonjësit e Policisë i vijnë në ndihmë 7 turistëve të huaj që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet.

Ditën e sotme, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY