ARTAN FUGA / “Cfarë?” përcaktohet nga “Kush?”

ARTAN FUGA / “Cfarë?” përcaktohet nga “Kush?”

52
0
Shares

Mirë, të gjitha i kuptoj, të gjitha analizat që bëhen për gjendjen politike në Shqipëri, për sistemin zgjedhor, për pushtetin, për rezultatet e zgjedhjeve, për partitë politike të opozitës, për bashkitë, për të gjitha.

Po një pyetje naive kam: Si është e mundur vallë që përgjigjet që jepen për këto probleme kaq serioze për fatet e Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit, sa herë jepen, ka një ligjësi?

Cdo përgjigje që jepet koincidon pikë për pikë me interesin partiak, ose interesin thjesht personal, apo me interesin ekonomik, të atij që e jep përgjigjen në fjalë!

Si përputhet kaq përpikmërisht racionalja, mendimi, me irracionalen, pra me interesin?

Booo, sa të drejtë ka pasur Lasswell kur argumentonte se nëse do të dish përmbajtjen e asaj çfarë thuhet, gjej kush e thotë!

“Cfarë?” përcaktohet nga “Kush?”

Prandaj ai e quante psikopatologji komunikimin publik.

Këtë mund ta zgjidhte vetëm një analizë shkencore.

Pö ku guxojnë kërkuesit shkencor të flasin? Iu vërsulen me libër shtëpie!

Ku guxojnë kërkuesit shkencor të bëjnë doktoratura me të dhëna, kur të dhënat nuk t’i jep kush!!! Shihni faqen zyrtare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve dhe të merr lemeria!

Lëre të dhënat e INSTAT!

Gradat shkencore merren vetëm nëse boton ndonjë pamflet të vogël andej nga Afganistani, te ndonjë revistë që quhet shkencore, dhe që të kërkon 500 euro për ta botuar, me një komitet shkencor me anëtarë që marrin vesh nga Shqipëria po aq sa marrin vesh hippopotamët nga funksionimi i motorrëve Vespa.

Dhe lundrojmë në irracionalitet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY