Në pranga se ndërtoi në Ksamil një ndërtesë dykatëshe. Hajde në Tiranë...

Në pranga se ndërtoi në Ksamil një ndërtesë dykatëshe. Hajde në Tiranë dhe ndërto kullë pa asnjë problem për leje

35
0
Shares

Evidentohet dhe goditet një rast i ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia.

Vihet në pranga 49-vjeçari që po ndërtonte pa leje, një objekt dykatësh, në zonë të mbrojtur, në Ksamil.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, në Ksamil.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua shtetasi G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte një objekt dykatësh, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY