VIDEO/ Ja si ky i ri i vë flakën makinës në Korçë

VIDEO/ Ja si ky i ri i vë flakën makinës në Korçë

62
0
Shares

Në videon më poshtë shihet se si një i ri spërkat me benzinë një makinë dhe më pas i vë flakën.

Video është marrë në Korçë, ndërsa policia ka raportuar rastin.

Flaka u vu në orën 00:59 minuta, kur autori i afrohet makinës që ndodhet e parkuar para shtëpisë së Klodian Cacanit.

Ai në dorë mban një shishe, zbraz shishen mbi makinë dhe i vë flakën. Brenda sekondave shpërthejnë flakët. Autori nuk dallohet më, megjithatë në momentin që i vë flakën automjetit është ngjitur me të.

Pronari i makinës, Klodian Cacani ka deklaruar në polici se as ai, as familjarët e tij, nuk kanë konflikte me njeri. Po ashtu, 45-vjeçari nuk rezulton që të jetë person me precedentë penalë, raporton tv klan.

Ai mësohet se punon si bojaxhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY