Ekspozita “Qyteti im Evropian” me talentet e reja ne Tepelene e Memaliaj

Ekspozita “Qyteti im Evropian” me talentet e reja ne Tepelene e Memaliaj

68
0
Shares

Në mjediset e pallatit të kulturës në Tepelenë u hap ditën e shtunë ekspozita e pikturës “Qyteti im Evropian”.

40 autorët, nxënës nga shkolla të ndryshme të Tepelenes dhe Memaliajt paraqitën punime në pikturë (vizatime, grafika, akuerele, punime me bojra etj), mbi atë se si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin e tyre ideal.

Në aktivitet ishin veç nxënësve, mësuesve e prindërve edhe përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët dëgjuan mendime e propozime nga autorët e punimeve.

Për organizatorët ky format prezantimi është një kombinim i angazhimit artistik me ndërveprimin social.

Një muaj më parë është realizuar dhe një tjetër ekspozitë në Bashkinë e Matit.

Hapi tjetër i projektit “Qyteti im Evropian” do të jetë hapja e ekspozitës së përbashkët e autorëve tepelenas dhe matjanë në Tiranë, në kuadër të Ditës së Evropës, më 9 Maj 2023.

Projekti organizohet nga ABC Tirana Club e mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Synimi i ABC Tirana Club është që “Qyteti im Evropian” të përfshijë sa më shumë talente në çdo cep të Shqipërisë. Të jetë aty ku ka të rinj që kanë ide kreative, por dhe që duan të jenë proaktivë në çështjet e komunitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY