Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Kelliçi: 3 prioritetet e...

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Kelliçi: 3 prioritetet e mia

37
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi u shpreh në A-show tek Krasta, se 3 prej prioriteteve që ka ai në këtë fushatë, dhe plani për nesër në qeverisjen e qytetit, kanë të bëjë me; rininë, me luftën ndaj korrupsionit, dhe me cilësinë e jetës.

Bashkia sipas tij i ka mundësitë të ofrojë për të rinjtë shanset që të qendrojnë këtu, të kenë një apartament, e të ushtrojnë një profesion e të ndërtojnë karrierën. Gjë që sot është e pamundur, ndaj dhe të rinjtë po ikin.

Pika e dytë që Kelliçi veçoi ka të bëjë me korrupsionin.

Ai u shpreh se do të qendrojë fort tek transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit ne Bashki, gjë qe sipas tij do të sjellë rikthimin e besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet.

Dhe pika e tretë, ka të bëjë me cilësinë e jetës, me disa elemente thelbesore, si, trotuaret, më shumë mundësi për qarkullimin, dhe të tjera gjëra bazike, si uji.

Belindi pohoi se Bashkia i ka të gjithë asetet dhe potencialin t’i realizojë këto objektiva, duhet vetëm vullnet. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY