Anna Shkreli: Si u njoha me Belindin

Anna Shkreli: Si u njoha me Belindin

84
0
Shares

Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës, në një rrëfim në studion e Adi Krastës, në Syri televizion, tregoi se si është njohur me Belindin.

Anna tha se fillimisht janë parë në një lokal në Tiranë.

Kanë biseduar dhe më tej kanë qënë disa takime që i kanë afruar dhe bërë bashkë.

Takime jo vetëm në Tiranë, por edhe në Itali ku Anna ka studiuar.

Një nga surprizat që Belindi ka bërë, ishte kur i shkoi në qytetin ku Anna po kryente universitetin, pa e lajmëruar.

Kjo është hera e parë që Anna shfaqet në një intervistë me Belindin.

Ajo pohoi se gjendet aty, për shkak se i beson Belindit dhe planit që ai ka për Bashkinë e Tiranës.

Shkreli u shpreh e shqetësuar për ndryshimet që kanë ndodhur në qytet, duke sjellë humbjen e identitetit, te huazimin siç u shpreh ajo.

E pyetur nga Krasta për qendrimin e saj për prishjen e Teatrit, kundershtimin e saj, Anna tha se kjo ka qene zgjedhja e saj, bazuar mbi dashurinë për qytetin, për trashëgiminë e tij.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY