Tentoi të vriste, kapet pas tri vitesh në Shkodër

Tentoi të vriste, kapet pas tri vitesh në Shkodër

35
0
Shares

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-Brisel Kurtmetaj(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY