Zbulohet varri antik ilir në Shkup, ndërpriten punimet e ndërtimit

Zbulohet varri antik ilir në Shkup, ndërpriten punimet e ndërtimit

49
0
Shares

Një gur varri i lashtë i shekullit të tretë është gjetur në afërsi të Shkupit teksa bëheshin përgatitje për ndërtimin e disa banesave. Zbulimi që po konsiderohet i rëndësishëm për dokumentimin e historisë ilire të Shkupit po shkakton shumë reagime.

“Në mbishkrimin që u bë aq shumë i famshëm shkruan se i ndjeri është Epikrati, e ka shënuar edhe shoqen e tij edhe tre djemtë e tij, djali i tretë e ka emrin Dardanus, kjo është pra gjithë ajo që e bëri famën deri sa nuk na erdhi përkthimi. Për atë arsye kërkoj nga qytetarët të kenë durim, deri sa të kryhen të gjitha punimet,hulumtimet shkencore, për atë e them se duhet të ketë një përmbledhje të gjithave arte-faktet të ruhen, qofshin ata të vogla ose nurizmatike”, tha Arian Asllanaj nga drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike.

Punimet e ndërtimit janë bllokuar deri në përfundim të punës së arkeologëve.

“Derisa nuk mbaron punë qendra konservatore e qytetit të Shkupit, nuk fillon ndërtimi i çfarë do qoftë objekti në këtë vend- banim, kështu që sipas institucioneve të cilët jemi bashkërisht të gjithë këtu, të gjitha procedurat ligjore janë përmbushur dhe nuk bëhet fjalë për asnjë tjetërsim të çfarë do qoftë artefakteve  të trashëgimisë kulturore të cilit do qoftë komunitet në vend”, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Shkupi Antik është themeluar në kohën e bronzit dhe përgjatë gjithë kohës ka qenë një vendbanim i rëndësishëm i ilirëve ndërsa ka qenë edhe kryeqendër e Dardanisë, një mbretëri e rëndësishme ilire. a.b&euronews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY