POGRADEC/ Audi “Q7” godet makinën me një familje brenda, policia jep detajet...

POGRADEC/ Audi “Q7” godet makinën me një familje brenda, policia jep detajet e aksidentit të rëndë

65
0
Shares

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve, po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY