VODEO/ Momenti kur shumëkatëshet bien njëra pas tjetrës në Turqi

VODEO/ Momenti kur shumëkatëshet bien njëra pas tjetrës në Turqi

76
0
Shares

Pamjet të reja janë publkuat sot në rrjete sociale nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e të hënës.

Nga pamjet shihen se si ndërtesa shumëkatëshe, të ndërtuara gjatë viteve të fundit, shemben si domino njëra pas tjetrës duke lënë pa frymë edhe ata që ishin larg tyre.

Sipas OBSH numri i viktimave mund të rritet në mbi 20 mijë ndërsa disa ekspertë thonë se toka e Anadollit ka lëvizur me 3 metra.

2600 ekspertë nga 65 shtete të botës iu janë bashkuar forcave turke në operacionet e kërkim shpëtimit. Ndihma të shumta janë duke u dërguar nga shumë vende qoftë në bazë materiale por edhe në para.

Më shumë se 300 mijë batanije dhe 41 mijë tenda u janë shpërndarë qytetarëve të cilët kanë mbetur të pastrehë.

Presidenti Erdogan ka shpallur 7 ditë zie në Turqi dhe 3 muaj gjendje të jashtëzakonshme, ndërkohë që Biden ka ofruar ndihmë të pakushtëzuar për Ankaranë në këto momente.

https://twitter.com/kassandraplay/status/1622696909398843392?s=46&t=5vAuvM5SjGA9JvxyWuG_mw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY