A po ikën Pele, bota e futbollit në ankth për superyllin

A po ikën Pele, bota e futbollit në ankth për superyllin

61
0
Shares

Gjendja e syperyllit të futbollit në të gjitha kohërat, Peles po bëhet gjithnjë e më e vështirë, edhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga mjekët.

Sipas atyre që kanë kontakt me të duket se gjendja shëndetësore e asit brazilian është përkeqësuar dhe se ai ka nisur t’u thotë “lamtumirë” njerëzve të tij.

Legjenda e futbollit brazilian është prekur nga kanceri i zorrës së trashë i cili ka përfshirë edhe organe të tjera, me trupin e tij që nuk i përgjigjet më trajtimeve.

Në orët e kaluara është përfolur se legjenda braziliane ka nisur t’u thotë lamtumirë miqve dhe të afërmve nga shtrati i spitalit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga klinika “Albert Einstein” që prej 21 dhjetorit kur ai deklaroi se tumori në zorrën e trashë të Pele po përparon. r.s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY