Edvar Kodheli: Demokratët e Fierit janë më të bashkuar se kurrë, do...

Edvar Kodheli: Demokratët e Fierit janë më të bashkuar se kurrë, do fitojmë më 14 maj

72
0
Shares

Edvar Kodheli, kandidat i PD-së në Fier në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se demokratët në bashkinë e Fierit janë më të bashkuar se kurrë pavarësisht debateve parimore në qendër.

E them me plot gojën se të gjithë demokratët në bashkinë e Fierit janë më të bashkuar se kurrë më parë. Këtë e them pas reagimit menjëherë pas primareve në këtë bashki shumë individë miq tanë, demokratë të hershëm, demokratë që pavarësisht fasadës që duket në pamje mes grupeve parlamentare këtu të gjithë demokratët sa vijnë dhe po bashkohen me qëndrime dhe punën e tyre për të fituar PD zgjedhjet e pushtetit lokal në Fier. Unë po flas për atë çka po jetoj përditë në qytetin tonë dhe e thash pavarësisht debateve parimore në qendër, në bazë ndjehet se demokratët janë të bashkuar dhe ata më skeptikët po vijnë dhe po japin kontributin e tyre karshi PD-së në këto momente të vështira në opozitë por dhe për ta fituar bashkinë në14 maj.

Ndërsa lidhur me çështjen e inceneratorëve ku është i përfshirë dhe kryetari aktual i bashkisë Armando Subashi, Kodheli tha se ka besim tek drejtësia dhe se çështja mbetet shumë e nxehtë.

Deri tani PS nuk ka vendosur të paktën publikisht për kandidatit, por gjithsesi dhe nëse Subashi vendoset unë shpreh që do jetë një garë e fortë e pastër dhe me vlera qytetare dhe me programe të mirëfillta. Vërejtje për PS në bashkinë e Fier kam të gjitha të evidentuara me fakte, por do i shpreh kur të vijë momenti, nga ana tjetër dhe ne do shpalosim programin tonë. Lidhur me çështjen e inceneratorëve, ajo nuk është mbyllur plotësisht. Ajo është çështje që i takon drejtësisë dhe kam besim se do e zgjidhë në mënyrën më të mirë të mundshme. Patjetër që është çështje e nxehtë, si qytetar them se janë paguar nga taksat tona miliona euro për një vepër që s’ka nisur ende punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY