A di gjë Departamenti i Thesarit dhe ai i Shtetit për patronimin...

A di gjë Departamenti i Thesarit dhe ai i Shtetit për patronimin e 900 mijë votuesve shqiptarë nga Kryeministri Edi Rama

25
0
Shares

Pasi SHBA sanksionoi kryeministrin e BH për përdorimin e të dhënave të pensionistëve të këtij vendi para votimeve, lind normalisht pyetja nëse institucionet e SHBA që vlerësojnë demokracinë në botë kanë mësuar ende për diçka qënka ndodhur në Shqipëri, shumë më skandaloze se ajo që ndodhi në BH.

Në Shqipëri patronazhistët e PS, një strukturë antiligjore e survejimit të votuesve shqiptatë përdori të dhënat kofidenciale për 900 mijë votues në Shqipëri për të orientuar e negocuar votën e tyre në dy zgjedhje parlamentare, 2017 e 2021. Të dgëbat personale u korën nga selia e PS e kryeministrit Rama nga zyra shtetërore që i posedonin këto të dhëna.

Struktura u drejtua nga Edi Rama i cili ka zbvilluar disa takime publike me ta duke inkurajuar veprime antiligjore në favor të ruajtjes së pushtetit.

Meqënëse duket se atje nuk dinë gjë dhe nuk janë informuar nga askush, opozita shqiptare dhe grupe prodemokracisë në këtë vend duhet ti shkruajnë qeverisë amerikane për këtë skandal. Një kopje tia nisin edhe ambasadës në Tiranë për dijeni.

Një skandal antidemokratik në Bosnjë vetëm me pensionistët nuk mund të jetë më shumë i tillë se një skandal me patronazhistë me të gjithë votuesit në Shqipëri. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY