DOKUMENTI/ Prova tjetër se Mbreti Zog nuk mori asnjë gram ar nga...

DOKUMENTI/ Prova tjetër se Mbreti Zog nuk mori asnjë gram ar nga thesari i shtetit

51
0
Shares

Princ Leka ka publikuar disa dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave që dokumentonte grabitjen e arit shqiptar, i cili ishte grabitur nga Banka e Shqipërisë.

Leka shkruan se kjo është një provë tjetër që ari nuk është marrë në 1939 nga Mbreti Zog por në vitin 1943.

Postimi: Një tjetër provë që ari nuk është marrë më 1939!”-shkruan Leka.

Shpesh është përfolur dhe akuzuar se Ahmet Zogu mori me vete arin e Shqipërisë kur u largua nga vendi, pas pushtimit nga Italia fashiste në vitin 1939.

“Si sot, më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë.

Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të Neë York-ut.

Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese”, shkruan Drejtoria e Arkivave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY