VIDEO&FOTO/ Luiza Gega, kampione e Evropës në 3000 metra

VIDEO&FOTO/ Luiza Gega, kampione e Evropës në 3000 metra

64
0
Shares

Luiza Gega është kampione e Europës në 3000 metra me pengesa në kampionatin evropain të Atletikës në Mynih.

Atletja shqiptare shkëlqeu në natën që duhet të tregonte veten. Nga metri i parë deri te i fundit, Gega dominoi garën dhe arriti të fitonte me kohën 9:11.31, duke marrë medaljen e artë dhe ngjitur Shqipërinë në majën e Europës. Një garë e jashtëzakonshme e Gegës.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar. Kampione e Europës, në një garë që ajo nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke qenë gjithnjë në krye dhe e shkëputur ndjeshëm nga të gjitha rivalet, që duelonin vetëm për podiumin.

Në vendin e dytë, me 4 sekonda vonesë u rendit atletja gjermane Lea Meyer dhe e treta ajo britanike Elizabeth Bird.

https://www.facebook.com/xhavit.bajrami.9/videos/1419296401897802/?

https://www.facebook.com/xhavit.bajrami.9/videos/385549840361703/?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY